Kombëtarja e Shqipërisë dje barazoi ndaj Kroacisë me rezultatin 2-2.
Shqipëria mund edhe të fitonte dhe luajti një lojë fantastike, megjithatë në fund dy kombëtaret morën pikë të barabarta, përcjell LIG Sport.
Robert Spehar trajneri kroat, ka komentuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë për Jutarnji list, ku lavdëroi paraqitjen e shqipeve.
“Sinqerisht, shqiptarët na dhanë një mësim se si të vdesim për kombëtaren. Është e qartë se në këtë euro ne nuk jemi aq realë sa kemi qenë”, tha Spehar.