LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025

    Ylber Ramadani realizon eurogol në Serie A

    May 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Sporte tjera»Trepça barazon me Vogoscan në ndeshjen e parë

    Trepça barazon me Vogoscan në ndeshjen e parë

    October 21, 2023
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, ka barazuar 27:27 me Vogoscan e Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

    Ndeshja është luajtur të premten mbrëma në Vogoshqa, ku është edhe takimi i dytë, të dielën nga ora 17:00.

    Skuadra mitrovicase ka luajtur ndeshje të fortë dhe shumë luftarake me skuadrën nga Vogoshqa.

    Pjesa e parë është dominuar nga skuadra jonë, që thuajse gjithë kohën kishte epërsi prej dy golash. Megjithatë në fund Vogosca shënoi për 14:13.

    Në pjesën e dytë boshnjakët ishin para deri në fund. U shkëputën deri në katër gola, 24:20. Por mitrovicasit u kthyen dhe barazuan 27:27 në minutën e 59-të. Me pak fat, Trepça ka mundur të shënojë për 28:27.

    Barazimi megjithatë rrit ndjeshëm motivin për ndeshjen e së dielës. Tani synim i mitrovicasve është kalimi në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Natyrisht, e penalizon fakti që është pajtuar që dy ndeshjet t’i luaj në udhëtim.
    Deniz Terziqi ka udhëhequr Trepçën me 11 gola. Gjashtë i kishte Lulzim Shabani, ndërsa nga tri i shënuan Shpëtim Mehmeti dhe braziliani Fernandes. E gjithë skuadra e Taib Kabashit ka luftuar nga fillimi e deri në fund dhe u shpërblye me barazimin që shumë lehtë mund të ishte fitore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Fantastike, Shqipëria fiton medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    August 11, 2024
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,244

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.