Trajneri i Sivassporit, Bulent Uygun ka treguar në konferencë për shtyp se klubi turk tashmë ka disa oferta për sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.
Manaj është lojtari i momentit në Superligën e Turqisë, pasi ka shënuar plot 18 gola këtë sezon, duke garuar me emra si Mauro Icardi dhe Edin Dzeko për “Këpucën e Artë”.
Paraqitjet e tij të mira dhe golat e shumtë kanë bërë që 27-vjeçari shqiptar të bie në radarin e shumë klubeve.
Se oferta për ish-yllin e Interit dhe Barcelonës nuk mungojnë, këtë e ka treguar edhe trajneri i Sivassporit, Uygun.
“Rey Manaj ka marrë oferta transferimi nga 2-3 skuadra. Menaxhmenti aktualisht është duke i vlerësuar atë”, ka thënë fillimisht Uygun.
“Ajo që është e rëndësishme këtu është interesi i Sivasspor. Është e gjitha për Sivasspor”.
“Do të realizojmë projekte shumë të bukura për sezonin e ri. Nuk duhet të keni asnjë dyshim për këtë”, përfundoi trajneri i Sivassporit.
Ndryshe, Manaj kohëve të fundit është lidhur me një transferim te Besiktasi dhe Galatasaray.