LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»UEFA lartëson Shqipërinë: Kanë punuar shumë në infrastukturë, shikoni stadiumin Air Albania

    UEFA lartëson Shqipërinë: Kanë punuar shumë në infrastukturë, shikoni stadiumin Air Albania

    June 22, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    UEFA i ka kushtuar një artikull special investimit më të madh në historinë e sportit shqiptar, stadiumit “Air Albania”. Impakti që pati ndërtimi i tij si nga aspekti sportiv, por edhe ai social e ekonomik është në fokus të aritullit që UEFA i ka kushtuar stadiumit “Air Albania”, ku pjesë janë edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Stadiumi “Air Albania” i ndërtuar nga fondet e FSHF-së dhe nga programi HatTrick i UEFA-s ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm te Kombëtarja shqiptare që siguroi edhe pjesëmarrjen për herë të dytë në Europian.

    UEFA thekson se stadiumi “Air Albania”, i inauguruar në vitin 2019, është kthyer në një fortesë e pamposhtur për kuqezinjtë që gjatë kualifikueseve arritën 3 fitore dhe një barazim, 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në shtëpi.

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë prononcimit të tij për UEFA-n në lidhje me investimin gjigand të stadiumit “Air Albania” theksoi se ka ndikuar në performancën e ekipit Kombëtar dhe mbështetja e madhe nga tifozët është kthyer në një makth për çdo skuadër kundërshtare.

    “Ambientet moderne dhe mjedisi profesional kanë rritur ndjeshëm moralin dhe performancën e lojtarëve. Ambientet e nivelit të lartë stërvitor të stadiumit kanë mundësuar përgatitje dhe rikuperim më efektiv, ndërsa mbështetja pasionante në shtëpi ka krijuar një atmosferë frikësuese për ekipet kundërshtare, duke u ofruar lojtarëve tanë një avantazh psikologjik” – tha Presidenti Duka.

    UEFA më tej thekson se stadiumi në zemër të Tiranës, është shumë më tepër se një terren sportiv. Është një simbol i planit strategjik të FSHF-së për zhvillimin e infrastrukturës kombëtare të futbollit dhe një katalizator për rigjallërimin e ekonomisë vendase, gjë që konfirmohet edhe nga Presidenti Duka.

    “Ndërtimi i stadiumit “Air Albania” ishte një hap vizionar që synonte transformimin e peizazhit të futbollit shqiptar. Është gjithashtu një pjesë kyçe e strukturës kulturore dhe sociale të qytetit, e rëndësishme për rigjallërimin e komunitetit lokal në Tiranë” – theksoi Presidenti Duka.

    UEFA shton se gjatë fushatës kualifikuese për “EURO 2024” stadiumi “Air Albania” ishte i tejmbushur dhe rritja e të ardhurave ka hapur një cikël të ri investimesh për FSHF-në.

    “Suksesi i ekipit tonë Kombëtar, i mishëruar nga arritjet e tyre në stadiumin “Air Albania”, shërben si një frymëzim i fuqishëm për futbollistët e të ardhmes në të gjithë vendin. Ne kemi ndërmarrë iniciativa të shumta për të përfituar nga ky moment, duke përfshirë programet e futbollit të bazës, partneritetet me shkollat dhe akademitë. Duke krijuar shtigje dhe mundësi të reja, ne synojmë të nxisim një brez të ri entuziast për futbollin” – tha Presidenti Duka.

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, në prononcimin për UEFA-n rrëfen se infrastruktura është shumë e mirë dhe përmban gjithçka që i duhet një skuadre për të performuar në fushë.

    “Ka gjithçka që i duhet një skuadre për të performuar në fushë. Infrastruktura është më e mirë, duke e bërë shumë më të lehtë për ne dhe për tifozët të shpërndajnë energjinë dhe mbështetjen e tyre. Është sikur kemi një lojtar të 12-të që na motivon dhe na shtyn përpara. Ka luajtur një rol të madh në rrugëtimin tonë” – tha Berat Gjimshiti.

    Gazetari Blendi Fevziu tregon për UEFA-n ndikim social që ka pasur ndërtimi i stadiumit “Air Albania” që sot është kthyer në një nga pikat kryesore të jetës urbane në Tiranë.

    “Sot zona përreth stadiumit është një nga polet kryesore të jetës urbane në Tiranë. Është shndërruar në një nga zonat më të ngarkuara të qytetit. Nëse keni parasysh aktivitetet e mëdha si koncertet dhe shfaqjet e organizuara atje, besoj se është pjesa më e rëndësishme e qytetit.”

    Impaktin pozitiv të stadiumit e kanë ndjerë edhe tifozët. Ardit Saliaj pjesë e “Tifozave Kuq e Zi” që mbështesin kudo ekipin Kombëtar ka treguar për UEFA-n mbi përmirësimin e kushteve në stadiumin “Air Albania” që ndikon drejtpërdrejt në atmosferën e mrekullueshme që krijohet në këtë stadium.

    “Kushtet në stadiumin e ri janë krejtësisht të ndryshme në krahasim me stadiumin e vjetër. Puna arkitekturore kombinohet në mënyrë perfekte me aktivitetet e tifozëve, duke e bërë atmosferën edhe më të mrekullueshme. Momentet që po kalojmë në këtë ndërtesë moderne na kanë sjellë shumë gëzim. Kualifikimi në Europian është një ëndërr, shqiptarët nuk mund ta realizojnë shpesh” – tha Ardit Saliaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,240

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.