Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Granada po fiton 0-1 në transfertë përballë Almeria. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur pikërisht me këtë rezultat.
Ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare që shënoi golin e tij dhe të vetmin e sfidës deri më tani. Në minutën e 46-të të ndeshjes, bomberi nga Berati gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin Granadës.
Pas golit, sulmuesi shqiptar tha disa fjalë dhe me aq sa e kuptojmë ai thotë: “Këtu jam unë, këtu jam unë – të gjithë në këmbë”.
MYRTO UZUNI. 👑
🔝⚽ ¡Se adelanta el @GranadaCF en el marcador!#LALIGAHYPERMOTION | #LALIGAHighlights | #AlmeríaGranada pic.twitter.com/cTfZOzL8tK
— LALIGA HYPERMOTION (@LaLiga2) November 30, 2024
Uzuni vazhdon që të jetë një lider për skuadrën spanjolle. Përveç shiritit të kapitenit, beratasi vazhdon që të shënojë rregullisht duke i dhënë shpesh pikë të rëndësishme ekipit të tij.