LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025

    Ylber Ramadani realizon eurogol në Serie A

    May 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Boks»“Unë nuk dorëzohem”, Florian Marku nesër rrahet me Chris Kongo: Jam i pamposhtur

    “Unë nuk dorëzohem”, Florian Marku nesër rrahet me Chris Kongo: Jam i pamposhtur

    March 30, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    E diela në “O2 Arena” të Londrës do rikthejë në ring Florian Markun. Boksieri shqiptar do përballet me Chris Kongo më 31 mars në peshën deri në 66.7 kilogramë, teksa në ring dueli do jetë me 12 raunde.

    Përpara ndeshjes Marku foli për “Sky Sport” ku tha se kundërshtari duhet ta hedhë “Knock Out” në tapet pasi nuk ka ndërmend të dorëzohet.

    “Ai tregoi mungesë respekti ndaj meje. Ai erdhi sikur të isha askushi, më ndërpreu intervistën dhe e shtyva”, ka thënë Marku.

    “Ai pëlqen të ngacmojë njerëzit. Por nëse e ngacmojmë atë, ai do të ndalet. Tani ai ka atë që dëshironte. Kjo është ajo që ai donte. Ai donte që kjo sfidë të ndodhte dhe tani ai e ka atë. Ne do të shohim më 31 mars nëse ai do të pendohet për zgjedhjen e bërë”, u shpreh Marku për mediat.

    Marku paralajmëroi rivalin anglez.

    “Për të më rrahur duhet të më hedhë ‘KO’ sepse unë nuk dorëzohem. Nuk më intereson çfarë do të sjellë sfida, unë do të bëj punën time dhe do ta përmbush ëndrrën time sido që të jetë. Unë e di se sa shumë punoj, e di se çfarë jam i aftë.

    Më 31 mars do ta shohim. Unë do ta tregoj. Ai më nënvlerëson mua, ashtu siç kanë bërë të gjithë. Ndoshta se unë vij nga një sport tjetër si MMA dhe kickboksi dhe nuk jam vërtet me përvojë në ring, por ata harrojnë se jam i pamposhtur. Kur ata janë brenda në ring me mua, e ndjejnë se sa shumë e dua fitoren, se sa ndryshe jam. Tani do t’i dëshmoj njerëzve dhe Kongo se nuk jam këtu se kam pasur fat”, ka pohuar Marku.

    Kujtojmë se Florian Marku në boksin profesionist ka zhvilluar 14 duele, 13 nga të cilat janë fituar nga shqiptari dhe një ka përfunduar në barazim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Ylber Ramadani realizon eurogol në Serie A

    May 18, 2025

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,244

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.