LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Super, super gol! Ronaldo realizon me “rovershatë” në Arabi me Al Nassr

    November 23, 2025

    Publikohet video, ky ishte momenti kur Spalletti e “qortoi” Zhegrovën

    November 23, 2025

    Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli dhe Tuci

    November 7, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Uzuni më i motivuar se kurrë: Në Europian dua t’u shënoj krejtve, do ta jap maksimumin për fanellën kuqezi

    Uzuni më i motivuar se kurrë: Në Europian dua t’u shënoj krejtve, do ta jap maksimumin për fanellën kuqezi

    January 8, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Myrto Uzuni u bë lojtari i parë shqiptar që gjeti rrugën drejt rrjetës në 2024-ën, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi në fitoren 2-0 të Granada-s ndaj Cadiz, në sfidën e 3 janarit.

    Duke folur për emisionin “Analizë Kuqezi” në “SuperSport”, Uzuni theksoi se ndryshimet e bëra nga trajneri në pozicion, i ka ndikuar që të mos japë maksimumin e tij.

    Ndërsa më tej shtoi se në çdo rast që i jepet mundohet të shënojë, por theksoi po ashtu se në La Liga rastet për të shënuar janë më të pakta.

    Mes Real Madrid dhe Barcelona-s, për Myrto Uzunin më lart në nivel qëndrojnë “Los Blancos”.

    I pari që shënon në 2024, viti nis mbarë: “Së pari dua të uroj të gjithë shqiptarët gëzuar festat, vitin e ri dhe u uroj mbarësi. Po është e vërtetë viti ka nisur mbarë, duke ditur që vinim nga një ecuri e keqe, ndaj ishte shumë e rëndësishme që shënova dhe që fituam.”

    Pozicioni juaj këtë vit ka ndryshuar taktikisht nga ai i sezonit të shkuar? “Normale që La Liga është shumë e fortë. Përsa i përket vendit tim u ndryshuan trajnerët dhe më ndryshoi pozicionin ia shpreha pakënaqësinë time për ndryshimin, ndërsa tani mora vendin tim dhe shënova.”

    Pritshmëritë: “Nuk është se më jepen 7 apo 8 raste për ndeshje, unë kam pak raste dhe ato pak raste mundohem t’i shfrytëzoj. Gjashtë gola nuk janë pak në La Liga, është shumë e vështirë të shënosh aty.”

    Reali apo Barcelona, kush është më lart? “Reali për mua është më i vështirë dhe më lartë, për mua Reali është dy herë më lart se Barcelona në nivel.”

    E ardhmja: “Në një vit e gjysmë kam shënuar 30 gola, nuk mungojnë oferta, por për momentin jam i përqendruar të bëj mirë këtu ku ndodhem. Unë ndjehem shumë mirë në La Liga, më pëlqen ky kampionat, pasi ka skuadra si Reali, Atletico apo edhe Barcelona.”

    Kombëtarja: “Për ekipin kombëtare dhe për fanellën kuqezi jam i gatshëm të luajë aty ku i duhem trajnerit, dua që të jap maksimumin për ekipin Kombëtar.”

    Shorti dhe golat: “Kemi një short shumë të vështirë, me Kroacinë besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Kam shumë dëshirë që t’u shënojë si Spanjës edhe Italisë e Kroacisë.”

    Qëllimi : Qëllimi i këtij sezoni është që të kap kuotën e 15 golave, ndoshta për të tjerët duket disi e pamundur, por jo për mua.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Super, super gol! Ronaldo realizon me “rovershatë” në Arabi me Al Nassr

    November 23, 2025

    Publikohet video, ky ishte momenti kur Spalletti e “qortoi” Zhegrovën

    November 23, 2025

    Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli dhe Tuci

    November 7, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,169

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,903

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,351

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,203
    Mos i humbni
    Kuq e Zi dhe Dardanët

    Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli dhe Tuci

    By AdminNovember 7, 202562

    Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor. Trajneri Sylvinho…

    Lista kundër Serbisë, Sylvinho e zbulon dhe ka një befasi

    October 3, 2025

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.