Skuadra e Mallorcas ka luajtur një miqësore në Birmingham të Anglisë, kundër Crewe që bën gara në League Two.
Spanjollët fituan me rezultatin 3:1, ku golin e fundit e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan LIG Sport
Muriqi shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e klubit anglez, duke ia bërë të lehtë ta kalonte edhe portierin.
Pas pesë ditëve, Mallorca luan një tjetër miqësore në Angli përball klubit Barnsley.
Vedat Muriqi realizon gol në miqësore me Mallorcan. ⚽️👏🏻🇽🇰 pic.twitter.com/QtqmEh7r6x
— LIG Sport (@lig_sport) July 21, 2024