Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listen preliminare për Euro 2024, me 38-futbollistë që janë ftuar fillimisht për dy ndeshjet miqësore para nisjes në Gjermani.
Trajneri Murat Yakin ka folur fillimisht për dy ndeshjet miqësore ndaj Estonisë dhe Austrisë dhe ka një mesazh për Granit Xhakën.
“Akanji dhe Granit Xhaka kanë pasur një sezon të gjatë. Ata mund të vendosin vetë nëse duan të luajnë në këto miqësore. Por ata kanë përparësi”, u shpreh Murat Yakin
Kurse sa i përket objektivit të Zvicrës në Kampionatin Europian, Murat Yakin u përgjigj: Ne kemi një grup të vështirë, por shumë është e mundur”.
Kujtojmë që Zvicra është në grup së bashku me Gjermaninë, Skocinë dhe Austrinë, në këtë kompaticion që nis nga 14 qershori.