Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të pasi Real Madridi ishte në disavantazh nga Bayern në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në fund, Reali ia doli ta përmbyste rezultatin 2:1 dhe të kualifikohet në finalen e madhe më 1 qershor kundër Borussia Dortmundit, shkruan LIG Sport
Por pas ndeshjes, përveç heroit Joselu që shënoi dy golat për Realin, një tjetër lojtar që po merr lëvdata është 38-vjeçari Modric.
Në minutën e 85-të, kur Bayerni po avanconte 1:0, në një kundërsulm, kroati vrapoi tërë fushën për ta ndërprerë aksionin që mund ta linte mesfushorin e Bavarezëve, Pavlovic, përballë me portierin Andriy Lunin.
For me, this is the key moment of the game today and no one will talk about it.
Look at where modric was at the start of the counter attack, 38 year old player.
1 minute later Madrid scored. pic.twitter.com/nSC2tT53wh
— FUT-Deepview (@FUTDeepview) May 8, 2024