Arlind Ajeti zhvilloi një tjetër performancë të mirë në barazimin pa gola ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve.
Pikë që e bën krenar, pasi skuadra shmangu pësimin e golit.
“Kemi bërë mirë në pjesën e parë. Mendoj se me këtë stil loje do të shënojmë më shumë. Bëmë një lojë të ekuilibruar. Besoj që në pjesë të parë nuk ishin në ritmin e duhur, por në të dytën më mirë.
“Vrapova më shumë sot. E dinim se në 15 minutat e para do të luanin shumë me topa të gjatë dhe fizikisht. Jemi shumë krenar sepse arritëm që të mos pësonim gol. Mungoi goli jonë por morëm pike” tha Ajeti.