Granit Xhaka vazhdon të bëjë kurse për trajner dhe shumë shpejt futbollistin shqiptar do ta shohim në stol.
Mesfushori i Bayer Leverkusen është afër marrjes së licencës UEFA Pro dhe do të jetë gati për ta luajtur rolin e trajnerit, shkruan LIG Sport
Së fundmi është publikuar një video, ku shihet Xhaka duke dhënë instruksione futbollistëve të rinj të klubit ku po e kryen këtë kurs.
Kujtojmë që Granit Xhaka kohëve të fundit është futur në listën e top-5 mesfushorëve më të mirë në Europë. Ai po ashtu s’ka asnjë humbje me fanellën e Leverkusenit gjatë këtij sezonit.
Granit Xhaka, trajneri i së ardhmes 🙌🏼 pic.twitter.com/dFH21yUgyT
— LIG Sport (@lig_sport) January 11, 2024