Skuadra e Baselit është duke luajtur ndeshjen ndaj Grasshoppers e vlefshme për javën e 17-të të Superligës së Zvicrës.
Në minutën e 16’të skuadra vendase mbeti me një lojtar më pak në fushë, shkruan LIG Sport
Ishte mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka që doli nga fusha për shkak të kartonit të kuq direkt.
Xhaka bëri një ndërhyrje të ashpër në lojtarin kundërshtar dhe u largua me të kuq duke e lënë Baselin me një futbollist më pak.