Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi duket se ka gjetur skuadër të re pas një pauze tejet të gjatë në futbollin aktiv.
LIG Sport merr vesh se lojtari me prejardhje nga Komuna e Vitisë është afër të nënshkruaj një marrëveshje me klubin spanjoll, CF Intercity.
Krasniqi është duke bërë prova te ekipi spanjoll dhe është shumë pranë marrëveshjes. Madje ai është takuar edhe me zëvendëspresidentin e këtij ekipi, legjendën e Atletico Madrid, Juanfran Torres.
CF Intercity bën gara në Primera Federacion që është e njohur si Liga e Tretë në futbollin spanjoll.
Kujtojmë që së fundmi, Krasniqi ishte pjesë e klubit nga Malajzia, Terengganu, ku zhvilloi 21 ndeshje dhe shënoi vetëm një gol.