LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Zhvilloi një ndeshje perfekte dje, Kristjan Asllani: Tek Interi po rritem, Calhanoglu më ka ndihmuar shumë

    Zhvilloi një ndeshje perfekte dje, Kristjan Asllani: Tek Interi po rritem, Calhanoglu më ka ndihmuar shumë

    January 29, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Interi mbrëmjen e djeshme ia doli të siguronte 3 pikët ndaj Fiorentinës dhe tashmë kryesojnë në Serie A me një pikë më shumë se Juventusi. Ndërkohë kujtojmë se kanë edhe në ndeshje më shumë se “Zonja e Vjetër”.

    Në duelin kundër skuadrës “vjollcë”, Kristjan Asllani ishte titullar për herë të parë në këtë sezon, ndërsa mesfushori i kombëtares “gatoi” edhe golin e fitores. 21-vjeçari asistoi te Lautaro dhe argjentinasi tundi rrjetës për t’i dhënë fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës.

    Pas ndeshjes, talenti kuqezi theksoi se është trajneri që merr vendimet, ndërsa nënvizoi se nuk e ka shqetësuar aspak gjatë javës dhe e ka lënë të qetë. Sa i takon qëndrimit të Interi, Asllani shprehet se është shumë i lumtur dhe se po mëson shumë nga lojtarë si Calhanoglu.

    “Titullarë? Te Interi askush nuk kërkon më shumë hapësira. Të gjithë punojmë dhe është trajneri ai që merr vendimet. Unë kam përpara një mesfushor si Çalhanoglu, që është fantastik dhe për më tepër, më qëndron pranë dhe më ndihmon shumë. Më ka këshilluar shumë edhe gjatë kësaj jave.

    Lautaro? Ai është një kapiten i vërtetë, i pari që është gjithmonë gati të më ndihmojë. Më ka qëndruar pranë dhe më ka folur vazhdimisht, edhe gjatë kohës së merkatos. Një kapiten dhe lider i vërtetë, ndaj e falënderoj për atë që bën. Goli ishte diçka e provuar shumë herë në stërvitje dhe më vjen mirë që funksionoi edhe në ndeshje dhe morëm tri pikët.

    Inzaghi? Më ka lënë të qetë gjithë javën, për të mos pasur presion. Nuk ka treguar asnjë vëmendje speciale ndaj meje këtë javë dhe më ka dhënë mundësinë ta përgatis i qetë këtë 90-minutësh e të bëj atë që di më mirë në fushë. Kemi komunikuar shumë me shokët e skuadrës dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin, për të marrë një fitore mjaft të rëndësishme.

    Interi? Kam dy vite që jam pjesë e Interit dhe jam shumë i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam futbollistë të shkëlqyer në ekip. Në rolin tim kam Çalhanoglu që më ndihmon shumë. Me këta lojtarë mund të përmirësohesh çdo ditë e më shumë dhe të synosh nivele gjithnjë e më të larta”, përfundoi Asllani.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,202
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,246

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.