Skuadra e Paris Saint-Germain arriti fitore 2:0 në derbin e javës së 27-të në Ligue 1 ndaj Marseille.
Edhe pse me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 40’të, kampionët aktual arritën fitore në “Velodrome”, shkruan LIG Sport
Në minutën e 64’të, Luis Enrique largoi nga loja sulmuesin më të mirë të PSG-së, Kylian Mbappe.
Kur lojtari francez e pa numrin e tij, s’mund t’i besonte syve dhe tunde kokën.
Kjo nuk është hera e parë që trajneri spanjoll e largon nga loja Mbappen dhe arsyeja e tij është që klubi duhet të mësohet pa sulmuesin francez.
🔄🤨 Mbappé, not happy with the change. pic.twitter.com/7OEIaqrD9p
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 31, 2024