Florian Marku ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me humbjen ndaj Chris Kongos mbrëmë në O2 Arena në Londër.
Boksieri shqiptar pësoi humbjen e parë në karrierë në boksin profesionist, dhe këtë meç ai e humbi me vendim të gjyqtarëve, shkruan LIG Sport
Përmes rrjeteve sociale, Marku ka bërë një reagim – ku fillimisht thotë se nuk ka qenë në një pozitë të tillë që një kohë të gjatë dhe falënderon gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin O2 Arena.
”Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore ashtu edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time…”