Presidenti i Dinamo e Zagrebit ka publikuar një video në rrjetet socialess ku nëpërmjet gazetës “Marca”, e ka kërkuar transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriq.
Fillimisht shihet natyra e bukur, më pas në tavolinë një kafe e ëmbëlsirë, dhe në fund shfaqet fanella e Luka Modriqit, me nënshkrimin e presidentit të Dinamos së Zagrebit, Velimir Zajec.
E ardhmja e Modriqit te Reali ende nuk është krejtësisht e qartë.
Ai nuk ka minutazhë shumë të madhe në edicionin aktual dhe pritet të largohet nga madrilenët pas 12-të vjetësh.
📰🇭🇷 Dinamo Zagreb’s president has decided to buy a page into today’s edition of Spanish newspaper Marca to send clear message to Luka Modrić.
“Join us! It makes sense, all the possible sense in the world”.pic.twitter.com/nzs5dUmXAp
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 6, 2024