Brajan Gruda ka shënuar golin e dytë, nga katër të Mainz që fitoi 4-0 përballë Darmstadt. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 28-të të Bundesligës.
Kujtojmë se 19-vjeçari shqiptar luan më Gjermaninë U-21. Brajan Gruda është gjithashtu nën radarët e Kombëtares shqiptare. Për këtë mbetet të shihet e ardhmja.
Mainz po lufton për mbijetesën dhe 3 pikët e marra sot në shtëpi janë mjaft të rëndësishme. Kjo pasi mbajnë aktualisht vendin e 16, që të çon në “Play Out”.
BRAJAN GRUDA 🇩🇪🇦🇱(2004) DOUBLES THE LEAD WITH A GREAT FINISH!!!
JONATHAN BURKARDT WITH A CLEVER AND UNSELFISH PLAY FOR THE ASSIST!!!
📽️ @FootColic pic.twitter.com/6pLQKSZbip— Football Report (@FootballReprt) April 6, 2024