Skuadra e Arsenalit ka barazuar 2:2 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.
Ekipi vendas kërkoi një penallti në minutat e fundit, ku Bukayo Saka u ndal në zonën e 16-metërshit nga portieri Manuel Neuer, shkruan LIG Sport
Gjyqtari nga Suedia, Glenn Nyberg i cili ishte në “Emirates” për ta ndarë drejtësinë thotë se kjo nuk ishte penallti.
“Ishte Saka ai që kërkoi kontaktin. Neuer nuk lëvizi fare, nuk e lëvizi këmbën”, tha gjyqtari suedez
Kujtojmë që kjo situatë ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, disa thonë që ishte penallti disa jo.
Ka pasur reagim edhe nga dy legjendat e futbollit, si Rio Ferdinand dhe Van der Vaart që mendojnë se kjo duhej të ishte penallti.
Very great call from swedish ref Nyberg:
no penalty, it’s Sala who is looking for contact.
Neuer stops on the spot, doesn’t move leg towards him#ArsenalBayern— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) April 9, 2024