Ilkay Gundogan ishte pjesë e Manchester Cityt sezonin e kaluar, kur kjo e fundit fitoi tripletën.
Një postim në rrjetet sociale ka bërë që futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë të bëjë një reagim duke treguar se ende simpatizon Manchester Cityn edhe pse vesh fanellën e Barcelonës, shkruan LIG Sport
Një faqe ka bërë dallimin mes paradës së tripletës të Cityt dhe të Athletic Bilbaos – që fitoi Copa del Rey javën e kaluar.
Reagimi i Gundoganit është epik. Ai publikoi disa foto që tregon se edhe në paradën e Cityt morën pjesë një numër i madh tifozësh dhe jo si paraqitet në foton e faqes “Out of context Football”.
“Come on admin…”, ka shkruar Gundo në rrjetet sociale
Come on admin… ! 👀 https://t.co/VBOft3MtQh pic.twitter.com/lJNsVJUVT0
— Ilkay Gündogan (@IlkayGuendogan) April 14, 2024