Skuadra e Goteborg ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Allsvenskan në Suedi.
Goteborg e mposhti minimalisht 1:0 Kalmarin, në ndeshjen e javës së tretë, shkruan LIG Sport
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muçolli.
24-vjeçari shënoi një gol të bukur pas një gabimi në mbrojtjen e ekipit kundërshtar.
Ky ishte goli i parë i lojtari “kuqezi” këtë edicion në tri paraqitje me fanellën e Goteborg.
1-0 IFK Göteborg! Arbnor Mucolli ger bortalaget ledningen när Kalmar FF skänker bort bollen under speluppbyggnaden 🔵⚪
📲 Se matchen på https://t.co/ocJJkbIP5v pic.twitter.com/BftfdNVHjV
— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) April 14, 2024