Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është duke bërë shumë udhëtime për të gjetur lojtar të rinj që i duhen atij nga muaji shtator kur nis aventura e Nations League.
Foda shikoi nga afër ndeshjen mes Grasshoppers dhe Luganos, dhe kjo ndodhi për një aryse, e cila ishte mbrojtësi i krahut – Florian Hoxha, shkruan LIG Sport
Gjatë një interviste për Blick, Foda tha se u zhgënjye nga paraqitja e lojtarit kosovar që është pjesë e Kosovës U21.
“Është vërtet për të ardhur keq, por është pjesë e saj. Udhëtoj shumë. Javën e kaluar kam qenë duke udhëtuar në Kosovë, e më parë në Napoli”.
Hoxha shkaktoi një penallti dhe skuadra e tij u mposht nga Lugano me rezultatin minimal 0-1.
Franco Foda: Der Besuch des Ex-FCZ-Coachs im Letzigrund wird zum Reinfall https://t.co/4Hkm1miLHM
— Blick Sport (@Blick_Sport) April 14, 2024