Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjen Chelsea – Everton, e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.
Skuadra e Pochettinos teksa ishte duke fituar me rezultatin 4-0, fitoi penallti pasi Palmer u pengua në zonë, shkruan LIG Sport
Deri këtu gjithçka ishte në rregull, por në momentin e ekzekutimit të penalltisë, ndodhi diçka fëmijërore mes lojtarëve të Chelseat.
Palmet, Madueke dhe Jackson kishin një zënkë të vogël se cili do ta godiste penalltinë. Të tre futbollistët donin të godisnin topin…
Në fund, Gallagher e mori topin dhe ia dha Palmerit, i cili njihet si ekzekutuesi i parë i 11 metërshave tek ‘Blues’.
Pastaj, Palmer goditi dhe nuk gaboi për ta çuar rezultatin në 5-0.
4-0 up at home and acting like this.
What a joke… pic.twitter.com/Tm5uY2ivKh
— Project Football (@ProjectFootball) April 15, 2024