Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni po kalon formë të mirë këtë edicion me fanellën e Granadas.
28-vjeçari ka shënuar 10 gola në 30 paraqitje këtë sezon në La Liga, duke bërë po ashtu edhe një asist, shkruan LIG Sport
Me këto dhjetë gola, Uzuni është futur në histori të ekipit spanjoll.
Ai është i tretë lojtar me më së shumti gola në histori të Granadas me 34 sosh. Listës i prinë dy sulmuesit e njohur, Youssef El Arabi dhe Odion Ighalo me 44 dhe 38 gola.
Kujtojmë që Uzuni mund të largohet nga Grananda në fund të këtij sezoni. Ai ka kontratë deri në vitin 2026, por ndonjë ofertë e majme do ta bëjë lojtarin “kuqezi” t’i jap fund aventurës dy vjeçare me klubin spanjoll.
Vlera e lojtarit shqiptar në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 10 milionë euro.