Sonte në Munchen të Gjermanisë organizohet galambrëmje e madhe e boksit.
I organizuar nga Hazrolli Sports & Performance, kjo mbrëmje do të sjell në ring nëntë meçe të boksit.
Dy boksierët e njohur shqiptar, Shefat Isufi e Jurgen Uldedaj do të ngjiten në ring, ku do të jenë meçet kryesore të mbrëmjes.
Jurgen Uldedaj kërkon titullin në “WBA Continental Europe” në kategorinë Cruser Shefat Isufi do ta mbrojë titullin në “WBA Continental Europe” në kategrinë gjysmë të rëndë.
Dueli transmetohet live në RTV Dukagjini, ku ndeshjet pritet të fillojnë rreth orës 22:00.