Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ismet Lushaku, shkruan LIG Sport
Lushaku shënoi një gol të bukur nga distanca për ta barazuar rezultatin në 2:2 dhe më pas skuadra e tij shënoi edhe dy gola tjerë për ta përmbysur rezultatin.
Ky ishte goli i parë i Lushakut me fanellën e Norrkopingut që prej transferimit të tij nga Varbergs Bois në janar të këtij viti.
23-vjeçari në këtë ndeshje ishte kundër lojtarit tjetër kosovar, Arbër Zeneli – i cili luajti 78’të minuta – dhe më pas u zëvendësua nga një tjetër lojtar shqiptar si Dion Krasniqi.
Kvitterat i Norrköping! Ismet Lushaku skickar in 2-2-målet mot IF Elfsborg! ⚪🔵
📲 Se matchen på https://t.co/ocJJkbIhfX pic.twitter.com/IiUM24oe8z
— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) April 25, 2024