Taulant Seferi ishte ylli i ekipit të tij, Bani Yas, në fitoren që këta të fundit morën në shtëpi përballë Hatta.
Sfida e vlefshme për javën e 21 të kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfundoi me fitoren 4-2 të ekipit të shqiptarit.
Ishte pikërisht Taulant Seferi ai që shënoi 2 golat e parë dhe asistoi në 2 të tjerët. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 46’ të pjesës së parë dhe 51’. Ndërsa asistimet i dhuroi në minutën e 65’ dhe 69’.
Me këtë superparaqitje para Europianit, Seferi shkon në kuotën e 10 golave. 27-vjeccari gjithashtu kap numrin e 3 asistimeve.