Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli me shumë gjasa do të largohet nga Empoli në fund të këtij sezoni.
Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, mbrojtësi shqiptar pranoi se ka oferta nga Roma dhe Napoli, shkruan LIG Sport
Madje ai zgjedh apo preferon skuadrën e Napolit, aty ku luan edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
“Do preferoja Napolin, pasi ka qenë kampion sezonin e kaluar. Por ka kohë, presim gjatë afatit”, u përgjigj mbrojtësi shqiptar