Skuadra e Austria Vienna dhe Altach barazuan 2:2 në ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, shkruan LIG Sport
Asllani shënoi një gol tejet të bukur me kokë në minutën e 85’të.
Madje kosovari shënoi gol me kokë pa shikuar fare portën kundërshtare.
Kujtojmë që ky ishte goli i pestë i Fisnik Asllanit me fanellën e Austria Vienna. 21-vjeçari është i huazuar nga klubi gjerman, Hoffenheim.
Fisnik Asllani with a fantastic header 😍pic.twitter.com/c9NIWYyhDa
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) April 26, 2024