Julen Lopetegui është shumë pranë emërimit si trajner i Milanit. Ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës ka avancuar në bisedimet me klubin italian, ku edhe presidenti i Milanit, Gerry Cardinale ka dhënë “OK” për spanjollin.
Lopetegui do të marrë vendin e Stefano Piolit, me këtë të fundit që do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni. Italiani nuk po i kënaq aspak drejtuesit, me sezonin aktual që ishte vendimtari për të ardhmen e tij.
Në krahun tjetër, Lopetegui ishte në garë me emra si Thiago Motta, Mark Van Bommel dhe Domenico Tedesco, por 57-vjeçari tashmë është në ‘pole position’ duke patur edhe pëlqimin e presidentit, gjë që është një plus i madh.