Skuadra e Bayer Leverkusenit ka barazuar 2:2 ndaj Stuttgartit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.
Musafirët ishin duke fituar 0:2 me golat e shënuar nga Fuhrich dhe Undav, shkruan LIG Sport
Por, Xabi Alonso bëri disa ndryshime që erdhi deri te rezultati i barabartë.
Fillimisht golin e parë e shënoi Adli në minutën e 62’të, kurse golin e barazimit e realizoi mesfushori gjerman, Andrich në sekondat e fundit.
Me këtë barazim, Leverkusen mbetët i pamposhtur në të gjitha garat në 46 ndeshje.
ABSOLUTE CHAOS IN LEVERKUSEN!! ANDRICH EQUALISES IN THE 97TH MINUTE TO MAKE IT 46 GAMES UNBEATEN FOR XABI ALONSO'S SIDE!! pic.twitter.com/9MCQqxollW
— LLF (@laligafrauds) April 27, 2024