Elbasan Rashani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Clermon luajti në shtëpi përballë Reims. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Ligue 1 franceze, përfundoi me rezultatin 4-1.
Sulmuesi kosovar ishte autor i dy golave për të tijët, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ktë fitore. Rashani shënoi në minutëne e 79’ dhe 90’, duke realizuar kështi një dopietë.
Performanca fantastike e tij është vlerësuar me notën 9.5 nga SofaScore që është më e larta e kësaj jave dhe rrjedhimisht shpallet ‘Lojtari i Javës’ duke zënë vend në formacionin më të mirë për raundin e 31-të të Ligue 1.
30-vjeçari që luan me përfaqësuesen e Kosovës shkon kështu në kuotën e 4 golave. Gjithashtu, Rashani numëron edhe 1 asistim.