Kristjan Asllani ka përjetuar ditët më të mira të jetës së tij me skuadrëqn e Interit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shijuar në maksimun festën e titullit me skuadrën e Interit.
Talenti kuqezi nuk harroi për asnjë moment të merrte me vetë të gjithë mbashtetësit e tij, teksa edhe në paradën e bërë nga skuadra zikaltër nuk kishte si të mundonte flamurti shqiptarë. Me flamurin kuqezi mbi supe tregoi edhe njëherë se Shqipëria është pjesë e shpirtit të tij dhe më shumë se çdo herë tjetër e meritonte diçka të tillë.
“Mbeshtetje e tifozëve, e prisnit? Të jem i sinqertë nuk besoja që do të kishte kaq shumë njerëz. Po më dhemb koka nga koret dhe këngët e shumta. Por jemi shumë të kënaqur që i shohim tifozët tanë të lumtur. Është një krenari për të gjithë sepse ata kanë qenë të rëndësishëm për të na dhënë mbështetje në çdo moment.
Konkuroni me Calhanoglun, a ishte i duhur qëndrimi juaj te Interi? Unë që në sezonin e kaluar vendosa që të qëndroja, pastaj erdhi largimi i Brozovicit dhe shanset që të luaja këtë sezon ishin më të mëdha. E dija që përpara kisha një lojtar të fortë si Hakan alhanoglu, të cilin e shoh përditë në stërvitje. Jam rritur dhe jam përmirësuar shumë prej tij. Kam pasur një raport të shkëlqyer me të. Më flet si brenda dhe jashtë fushës së lojës. Dua ta falënderoj atë, ashtu si të gjithë skuadrën. Jemi një grup lojtarësh të përulur dhe kjo është e rëndësishme.
Kush ka qenë kapiteni i kësaj feste të Interit? Të gjithë janë duke festuar si të shfrenuar, por ndoshta tre kryesorët janë Lautaro, Dimarco dhe Barella. Pastaj ka edhe të çmendur si Fratezi dhe Arnautovic. Më kanë bombarduar me goditje. Po pres me padurim që ta mbyllim këtë sezon që të pushoj 25 ditë. Kam frikë që të reagoj ndaj Arnautovicit sepse është shumë i madh…
Sa vlen ky titull për ju? Për mua vlen dyfish dhe duhet ta pranoj këtë. Unë jam tifoz i Interit. Fitorja e titullit me këtë skuadër është diçka e jashtëzakonshme. Kur kam qenë i vogël kurrë nuk e kisha menduar se do të përjetoja një moment kaq të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu edhe në sezonet e ardhshme”, ka përfunduar Asllani.