Roma ditën e nesërme do të presë në shtëpi skuadrën e Bayer Leverkusen, sfidë kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Europa League dhe do të startojë në orën 21:00. Një ndeshje ku italianët vendosen përballë kampionëve të Bundesligës, ndërsa do të tentojnë fitoren.
Në lidhje me këtë përballje ka folur në konferencën për shtyp Daniele De Rossi. Timonieri i verdhekuqve ka theksuar se pavarësisht se gjermanët janë të pamposhtur në këtë sezon sërish ata do të tentojnë fatin e tyre. Ndër të tjera nënvizoi se Xavi Alonso është një nga trajnerët më të mirë në botë.
“A i frikësoheni Bayern? Ka gjithçka për t’u frikësuar. Mënyra se si luajnë, ata kanë një seri të gjatë rezultatesh. Unë e respektoj shumë trajnerin e tyre, ata meritojnë respekt pasi janë të pamposhtur edhe pse shpesh luajnë prapa, por kanë qenë të fortë dhe kanë një këmbëngulje deri në minutat e fundit për të shënuar.
Të pamposhtur? Nuk mendoj se është pengesë, ka skuadra që i kanë vënë në vështirësi. Fati është për ata që luajnë kazino dhe ne do të tentojmë të fitojmë në këtë përballje. Ka diçka të madhe në atë ekip. Ata kanë një trajner të fortë, ndoshta më të mirin në botë, lojtarë të shkëlqyer dhe ata luajnë futboll spektakolar”, ka theksuar timonieri i italianëve.