Edon Zhegrova është nominuar për çmimin “lojtari i sezonit” në Ligue 1.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është duke “luftuar” kokë me kokë me lojtarët si: Aubameyang, Dembele, Lees-Melou dhe Kylian Mbappe, shkruan LIG Sport
Zhegrova është duke kryesuar me vota – me 33 për qind, dy më pak ka Lees-Melou (31%).
Kujtojmë që këtë sezon ylli kosovar ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste në Ligue 1 me fanellën e Lille.
Në linkun më poshtë mund të votoni edhe ju: