Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba është një prej atyre lojtarëve që ka bërë një lëvizje të madhe gjatë afatit veror – nga klubi i Superligës, Ballkani në Poloni te Legia Warsawa.
Kreu shumë punë te skuadra nga Suhareka në garat e UEFA-s dhe më pas u huazua drejt klubit polak. Gjatë një interviste për Indeksonline, Zyba tregon se a është ambientuar në Poloni dhe sa i mungojnë shokët e skuadrës nga Theranda.
“Fazën përgatitore e kam përfunduar me Ballkanin dhe ka qenë e vështirë pak sepse vetëm dy ditë pa filluar kampionati polak jam bashku me ekipin e Legia-s, por me kohë ka filluar të shkojnë gjërat mirë”, u shpreh mesfushori kosovar
Futbolli polak dallon nga ai kosovar, këtë e thotë edhe vet lojtari – por nga cilësia Zyba thotë se pothuajse janë njësojë.
“Futbolli polak dallon nga ai kosovar shkaku që është shumë më fizik. Kurse sa i përketë cilësisë mendoj se nuk kanë shumë dallim, por kushtet ta mundësojnë për gjithçka më mirë”, tha për Indeksonline Zyba
Kaloi disa sezone të mira në Prishtinë dhe në Ballkan, kurse shoqëria që e krioi në Kosovë po i mungon shumë në Poloni.
“Patjetër që shoqëria është shumë e rëndësishme jo vetëm në sport, por edhe në jetë kështu që më mungojnë gjithmonë”, vazhdoi tutje ish-lojtari i Prishtinës dhe Ballkanit
Zyba te Legia është në formë huazimi, por që skuadra polake e ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Shifra mund të jetë deri në 500 mijë euro, por asgjë nuk ka konkrete – në anën tjetër, Zyba thotë se të ardhmen e tij do ta vendos pas përfundimit të sezonit.
“Për momentin jam këtu, jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh, por kam kohë dhe me qetësi t’i rregullojë gjërat për të ardhmen time”, përfundoi lojtari kosovar
Qëndrim Zyba gjatë këtij sezoni në të gjitha garat dhe me dy klubet si Ballkani dhe Legia zhvilloi 36 ndeshje, shënoi pesë gola dhe bëri një asist.