Menaxheri i Marash Kumbullës ka dhënë një deklaratë të shkurtër për “Corriere dello Sport”, ku ka saktësuar opinionin sportiv mbi një intervistë të kohëve të fundit në lidhje me lojtarin shqiptar.
Giani Vitali ka saktësuar se Lukas Karminata, i cili pretendon të jetë një ndërmjetës i Kumbullës, nuk është një njohje e tij apo e vetë mbrojtësit shqiptar. Vitali ka deklaruar se 24-vjeçari do të kthehet sërish në Romë pasi të ketë zhvilluar Kampionatin Europian me Kombëtaren kuqezi.
“Lexoj në faqe të ndryshme një intervistë të dhënë nga Lukas Karminata në lidhje me situatën e Marash Kumbullës. Ai u raportua si ndërmjetësi ose agjenti i lojtarit, por as unë dhe as djali nuk e njohim se kush është. Marashi tashmë po luan për shpëtimin e Sasuolos. Më pas do të kthehet në Romë pasi të ketë luajtur Kampionatin Europian me Shqipërinë”, ka saktësuar Xhani Vitali.