Skuadra e Rapid Bucurestit është duke luajtur ndaj CFR Cluj në ndeshjen e vlefshme për raundin e tetë në fazën Championship Group.
Tri gola janë shënuar në 30 minuta lojë. Të parin e realizoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan LIG Sport
Krasniqi shënoi në minutën e 16’të një gol tejet të bukur nga distanca.
Futbollisti kosovar zgjodhi të mos e festonte golin, pasi ka luajtur për klubin e CFR Cluj.
Kurse goli i barazimit dhe të epërsisë skuadra e Cluj e realizoi me anë të Birligae dhe Otele në minutat 20’të dhe 30’të.