Skuadra e Dinamo Zagreb ka shënuar fitore të madhe 1:2 në ndeshjen ndaj Rijeka-s, rivalit të drejtpërdrejt për titull kampioni – në javën e 33-të në HNL-n e Kroacisë.
Golin e fitores për Dinamon e shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, shkruan LIG Sport
Hoxha u inkuadrua në lojë në minutën e 87’të kur rezultati i takimit ishte 1:1 – kurse golin e realizoi vetëm pas dy minutave.
Futbollisti shqiptar shënoi golin e fitores, për ta çuar klubin e tij në pozitën e parë me 75 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Rijeka(71).
#dinamozagreb #荻原拓也 のアシストからホッジャの逆転ゴール!! pic.twitter.com/pzEGxDB7B8
— 灰羽 七@アクシズ教徒 (@Haibane_7) May 5, 2024