Tashmë duket vendimtare, Armando Broja do largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, me shumë klube që kanë shprehur interesim për të.
Fabrizio Romano raporton se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është duke e shqyrtuar seriozisht largimin nga Blutë e Londrës, shkruan LIG Sport
Broja është i huazuar te Fulhami deri në fund të këtij sezoni dhe pas rikthimit te Chelsea do largohet menjëherë drejt klubit të ri.
Sulmuesi “kuqezi” ka shumë oferta nga skuadrat e ndryshme europiane, përfshi këtu edhe Serie A dhe Premier League, me West Ham Unitedin që është në “pole position” për ta afruar Brojën.
🚨🔵 EXCL: Chelsea and Armando Broja are planning to part ways this summer.
Permanent transfer expected as soon as he returns from Fulham loan. 🇦🇱
Albanian number one striker’s on the list of several clubs in Europe and Premier League, looking at him as main option. pic.twitter.com/g5kVQhLdcK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 7, 2024