Dortmundi arriti të eliminonte PSG nga Champions League pasi e mundi në të dy takimet, nga 1-0 në secilën prej tyre.
Por trajneri i PSG, Luis Enrique, ka pasur ankesa për një kundërshtar të dobët që gjeti në gjysmëfinale, pavarësisht se është eliminuar prej tij.
“Është një natë e vështirë për shkak të rezultatit. Unë prisja një ndeshje më konkurruese nga Dortmundi, por sinqerisht ne dominuam dhe meritonim fitoren. Krijuam 31 goditje, 4 shtylla, në dy ndeshjet e kemi goditur shtyllën 6 herë dhe nuk shënuam 1 gol, është e pabesueshme, ky është futbolli.
“Nëse nuk do të ishte goditur shtylla 6 herë dhe 3 nga to do të përfundonin gol, do të ishte fantastike. Por urime Dortmundit, kanë ekip të mirë dhe uroj ta fitojnë këtë Champions, ne do ta provojmë vitin tjetër”, tha Luis Enrique.
“Football is 𝐬𝐨 𝐮𝐧𝐟𝐚𝐢𝐫 sometimes…” 😢
Luis Enrique joins @msmith850 to give his verdict on PSG’s performance as they crash out of the #UCL semi-finals! 🗣 pic.twitter.com/EGAXnvs7yF
— Football on TNT Sports (@footballontnt) May 7, 2024