Skuadra e Bayern Munchen sonte luan ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, ku do të mësohet edhe finalisti i fundit pas Dortmundit mbrëmë.
Edhe pse kanë mbetur edhe pak orë deri te ndeshja, trajneri gjerman – Thomas Tuchel i ka detyruar futbollistët e tij të stërviten në hotel, shkruan LIG Sport
Ngrohje, zgjatje muskuj dhe disa lojë me top tenisi ishin stërvitjet që skuadra gjermane i kreu sa po qëndronte në hotelin në Madrid.
Kujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2 në “Allianz Arena”.
𝐀𝐍𝐒𝐂𝐇𝐖𝐈𝐓𝐙𝐄𝐍 𝗙Ü𝗥 #𝗥𝗠𝗔𝗙𝗖𝗕! 🙌🔥
🔗 https://t.co/OnLuMeo9Je#PACKMAS #UCL #MiaSanMia pic.twitter.com/deVblE4iRY
— FC Bayern München (@FCBayern) May 8, 2024