Real Madridi ka mposhtur Bayern Munich me një përmbysje të jashtëzakonshme në Santiago Bernabeu, duke siguruar kështu finalen e madhe të Champions League.
Real Madridi fitoi me rezultatin 2:1, me dy golat e Joselut.
Por, një rast në sekondat e fundit po bën xhiron e botës. De Ligt realizoi, por gjyqtari ndaloi lojën paraprakisht – për një pozitë jashtë loje.
Pas ndeshjes, Thomas Müller ishte indinjuar me vendimin e referit për këtë rast:
“Arbitri nuk e pa videon, është vërtet shumë e çuditshme. Vendimi u mor kaq shpejt, ndodh shumë shpesh këtu në Madrid”, tha Muller.
🚨🗣️ Thomas Muller: "The referee's decision was strange. This happens often in Madrid, and it happened to me before with 2 Ronaldo offside goals. No one can explain this." [@lnstantFoot] pic.twitter.com/nAekWDEp23
— Bayern & Football (@MunichFanpage) May 8, 2024