Skuadra e Bayer Leverkusenit ka barazuar 2:2 ndaj Romës në ndeshjen kthyese të UEFA Europa League – duke siguruar kualifikimin në finale.
Në minutat e fundit, skuadra gjermane barazoi rezultatin për të mbetur pa humbje, shkruan LIG Sport
Golin për 2:2 e shënoi lojtari kroat, Stanisic pas një super asisti nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Ky gol kishte vlerë të madhe, pasi skuadra e Xabi Alonsos futet në histori me 49 ndeshje pa humbje, gjë që se ka bërë askush deri më tani.
Kujtojmë që në finale, Leverkuseni do të luaj ndaj Atalantas, e cila eliminoi Marseillen.
🚨🇪🇺 GOAL | Bayer Leverkusen 2-2 AS Roma | Stanisic
LEVERKUSEN HAVE DONE IT AGAIN !!!!!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/vo54IgG0XJ
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 9, 2024