Skuadra e Marseille u eliminua nga UEFA Europa League, pasi mbrëmë u mposht nga Atalanta në gjysmëfinale me rezultatin 3:0, (4:1 i përgjithshmi).
Futbollisti që e përjetoi rëndë këtë disfatë ishte sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan LIG Sport
34-vjeçari pas ndeshjes u kap nga kamerat duke derdhur lot dhe dukej shumë i mërzitur me eliminim.
Auba gjatë këtij sezoni në Europa League ka qenë një nga më të mirët, duke shënuar dhjetë gola dhe duke bërë tri asiste në 13 ndeshje me fanellën e klubit francez.
Kurse në Ligue 1, ish-sulmuesi i Arsenalit, Chelseat dhe Barcelonës ka zhvilluar 31 ndeshje, ka shënuar 14 gola dhe ka bërë tetë asisite.
Pierre Aubameyang. ❤️🩹pic.twitter.com/UJOHCoTbd1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 9, 2024