Armando Broja me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Chelseat në sezonin e ardhshëm. Huazimi te Fulham rezultoi i pasuksesshëm, teksa tashmë janë të pranishëm zërat për klubin e ri.
Dy janë klubet më të përfolura aktualisht, për të përfituar shërbimet e sulmuesit kuqezi. Bëhet fjalë për Dortmund në Gjermani dhe Ipswich Town në Angli.
Gjithçka për Brojën pritet të vendoset pas Europianit. Chelsea është treguar vazhdimisht i kujdesshëm me 21-vjeçarin, teksa ka preferuar huazimin e tij te Vitesse, Southampton dhe së fundmi Fulham.
🚨Rumor
El Ipswich Town estaría interesado en el delantero albano de 22 años, Armando Broja.
El actual jugador del Fulham cedido por el Chelsea finaliza contrato al final de la temporada.#itfc pic.twitter.com/xpnW1H1wbo— IpswichTownArg (@ipswichtown_arg) May 9, 2024