Skuadra e Mainzit shënoi një fitore të madhe në javën e parafundit në Bundesliga, duke mposhtur 3:0 Borussia Dortmundin.
Në këtë ndeshje luajti edhe lojtari shqiptar Brajan Gruda, shkruan LIG Sport
Madje një fokus të madh e mori në këtë takim lojtari shqiptar edhe pse nuk shënoi gol apo asistoi.
Sipas FlashScore, Gruda u vlerësua me notën 7.3 – duke dhuruar “shoë” të vërtetë në fushë me pasime, driblime, e gjithçka.
Gruda është shumë i kërkuar nga Kombëtarja e Shqipërisë, por duket se 19-vjeçari ende s’ka vendosur se cilin shtet ta përfaqësoj.
Brajan Gruda vs Dortmund
19 years old. 💎
pic.twitter.com/R1FJR5kfXJ— Matolisso (@Matolisso) May 11, 2024