Edon Zhegrova ka përfunduar në qendër të vëmendjen për shkak të interesimeve nga disa skuadra. Lojtari “Dardan” falë paraqitjeve me skuadrën e Lille në këtë sezon në Ligue 1 ka fituar vëmendjen e shume ekipeve, të cilat në merkaton e verës do të tentojnë transferimin e tij.
Kështu në Italia ofertat janë të shumta. Juventusi dhe Napoli janë dy ekipet që kërkojnë Zhegrovën, teksa kësaj gare i është bashkuar edhe Roma. Kështu sipas “Il Tempo” drejtuesit e verdhekuqve pas Federice Cheisas duan edhe 25-vjeçarin shqiptar.
Kujtojmë se sulmuesi anësor këtë sezon me Lille ka luajtur në 46 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar edhe 9 asiste në të gjitha garat ku ka marrë pjesë. Ndërkohë nga ana tjetër ka kontratë të vlefshme me skuadrën franceze deri në qershor të vitit 2026. Lille është e gatshme të heqë dorë nga Zhegrova nëse në drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë me mbi 25 milionë euro.
🗣️ RUMOR | La Roma estaría siguiendo a Edon Zhegrova atacante del Lille de cara al mercado de verano.
Los detalles 👇#ASRoma #Calciomercato https://t.co/YlC21vFGM4
— Planeta Roma 🎙 (@Planeta_Roma) May 12, 2024