Këtë të hënë, trofetë e UNFP do të jepen në Pavillon d’Armenonville në Paris. Pesë të nominuarit në secilën kategori u zbuluan në fund të prillit, teksa fituesit dihen sonte në këtë ceremoni të 32-të.
Kujtojmë se i nominuar për lojtarin më të mirë të Vitit në Francë është edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport.
Natyrisht, Zhegrova do jetë prezent sonte në ceremoni në Paris, ku para pak çaste janë publikuar pamjet e tij duke shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me babain e tij.
Për lojtarin më të mirë të Ligue 1 janë të nominuar: Aubameyang (OM), Dembélé (PSG), Lees-Melou (Brest), Mbappé (PSG), Zhegrova (LOSC).
Ja pamjet e kosovarit para ceremonisë: